Ushtria franceze punëson shkrimtarë të trillimeve shkencore për të parashikuar rreziqet e së ardhmes
Mendo të paimagjinueshmen. Më pas shkruaje. Ky është misioni më i ri për një skuadër që do të punojë brenda ushtrisë franceze.
E quajtur “Skuadra e Kuqe” ajo do të përbëhet nga shkrimtarë Sci-Fi të ngarkuar me detyrën për të ardhur me skenarë rreziqesh të mundshme, të cilët strategët ushtarakë mund të mos i kenë dërguar nëpër mendje.
Pavarësisht nëse është një incident terrorist apo një zjarr i madh, shërbimet e mbrojtjes civile dhe ato të urgjencës duhet të rishikojnë mënyrën si do reagojnë në mënyrë që ato të jenë sa më efektive të jetë e mundur.
Këto rreziqe të imagjinuara do të zbulojnë çfarë mund të ndodhë nëse grupet terroriste ose sulmuesit e sponsorizuar do të armatosen me municione si ato të përshkruara në novela dhe teknika që shkaktojnë dëme të mëdha.
Rreziqet që paraqiten
Ndër rreziqet globale që ka të ngjarë të mbizotërojnë agjendat e mbrojtjes civile në të ardhmen më të afërt janë ato të ndryshimit të klimës, sulmet kibernetike dhe katastrofat natyrore.
Ushtria franceze ndërkohë është duke pajisur disa nga ushtarët e saj me disa dronë të quajtur “Brirët e zinj”, të cilët i lejojnë ushtarët të shohin sipër mureve dhe të kontrollojnë zonën për rreziqe.
Dhe në festimet e Ditës së Bastille në Paris, më 14 korrik, shpikësi dhe ish-kampioni i ski jetëve Franky Zapata – i cili është edhe një ushtarak – u ngjit mbi turmat në Champs-Elysées, duke hipur në një ‘hoverboard’ dhe duke mbajtur në duar një pushkë, si një imitim fillestar i karakterit tonë të preferuar “Iron Man”.
Ngjashmëritë në të kaluarën
E fokusuar për të lulëzuar marrëdhëniet midis ushtrisë dhe teknologjisë, Franca kërkon që ‘skuadra e kuqe’ të mendojë për të gjitha mënyrat potenciale që vendi dhe njerëzit e saj mund të jetë nën sulm.
Shkrimtarët e Sci-Fi, me imagjinatën e tyre kreative dhe dashurinë për një të ardhme utopike, janë të duhurit për këtë rol.
Ka shumë raste ngjashmërie midis filmave Sci-Fi dhe shpikjeve të teknologjisë moderne që të sjellin në mendje idenë se disa prej këtyre krijuesve e kishin parashikuar të ardhmen e njerëzimit shumë vite më parë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.