“Vaj ulliri ekstra i virgjër”. Mashtrimi – Ngjyrosnin vajin e lulediellit dhe e shisnin si vaj ulliri
Shtatë persona janë arrestuar nga policia greke, pasi janë përfshirë në shitjen me mashtrim të sasive të mëdha të vajit të lulediellit, të cilin e ngjyrosnin dhe e shisnin si vaj ulliri në Greqi dhe jashtë saj.
Një familje me katër anëtare dhe tre të afërm u gjetën në një punishte, duke ngjyer me ngjyrë të gjelbër vajin e verdhë të lulediellit. Arrestimet janë zhvilluar të dielën në afërsi të qytetit të Larisës, rreth 95 milje në jug të qytetit grek të Selanikut.
Vaji i falsifikuar u shit në kuti prej pesë litrash konsumatorëve grekë dhe u eksportua në palete një ton, kryesisht në Gjermani.
Produkti është shitur si “vaj ulliri ekstra-virgjër, direkt nga prodhuesi”. Çmimi ishte rreth 50% më lirë sesa vaji i vërtetë.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.