Vaji i ullirit në “lupë” – Shisnin produkte të falsifikuar, AKU gjobit 4 subjekte
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur 4 subjekte, pasi tregtonin vaj ulliri të falsifikuar. Përmes një njoftimi për shtyp, ky dikaster ka publikuar dhe emrat e këtyre subjekteve, të cilët bënin furnizimin nëpër supermarkete, duke saktësuar se produkti nuk përputhet me karakteristikat e vajit të ullirit siç është emërtuar në etiketë.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur 4 subjekte, pasi tregtonin vaj ulliri të falsifikuar. Përmes një njoftimi për shtyp, ky dikaster ka publikuar dhe emrat e këtyre subjekteve, të cilët bënin furnizimin nëpër supermarkete, duke saktësuar se produkti nuk përputhet me karakteristikat e vajit të ullirit siç është emërtuar në etiketë.
“Në secilin rast produkti ka qenë i manipuluar duke shtuar edhe përbërës tjerë”, bëri me dije AKU. Mbi bazë të kësaj gjetje dhe mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, ndaj subjekteve u mor masa administrative gjobë, 400 000 lekë si dhe bllokimi i gjithë sasisë së vajit në objekt, që gjithashtu do i nënshtrohet kryerjes së ekzaminimeve laboratorike.
Megjithatë, për shkak të mungesës së gjurmueshmërisë, nuk është bërë ende e mundur identifikimi i marketeve dhe njësive të tregtimit apo shërbimit të cilat këto subjekte i ka furnizuar me këto lote produkti i falsifikuar, çka do të thotë se ai mund të jetë prezent ende në treg.
Ndërkaq, AKU njofton se secili prej rasteve është në proces investigimi të mëtejshëm në funksion të vlerësimit të materialit edhe për kallëzim penal për veprat penale të mashtrimit dhe Prodhimit të kundërligjshëm të dhe mallrave ushqimorë.
Në përfundim AKU bën me dije se vijon kontrollet, ekzaminimet dhe shqyrtimin e të dhënave që disponojmë për të ndaluar çdo abuzues e falsifikues të ushqimeve, duke mashtruar në mënyrë tepër të rëndë konsumatorin shqiptar.
SUBJEKTET QË KRYENIN FURNIZIMIN ME VAJ ULLIRI FALS
“Saranda Al” me Nipt L21303004C me adresë Tiranë, furnizimi i lot-it me datë skadence 31.12.2019
“Jolant Shpk” me Nipt L52318026U me adresë Tiranë, furnizimi i lot-it me datë skadence 20.2.2020
“Leart Iljazi” (Qeparo) me Nipt L66906501J me adresë Vlorë, furnizimi i lot-it me datë prodhimi 01.05.2018
“O & B/ Ylli Saraci” me Nipt K81318012E me adresë Tiranë, furnizimi i lot-it me datë skadence 7.3.2020.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.