Vaksina anticovid, miratohet marrëveshja – Angazhimi 4 milion dollarë / Ekonomi: Na mundëson sigurimin në kohë
Komisioni parlamentar i Ekonomisë miratoi marrëveshjen me aleancën Gavi, për pjesëmarrjen në strukturën global të qasjes në vaksinat COVID-19, duke synuar sigurimin e vaksinës në momentin që ajo do të jetë gati. Kryetarja e Komisonit, Milva Ekonomi tha se pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë marrëveshje mundëson prokurimin e një vaksine të certifikuar e të sigurtë.
Ndërkaq, sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë, pjesëmarrja në këtë aleance mundëson një vaksine më çmim më të ulët.
Përmes kësaj marrëveshje Shqipëria angazhohet të paguajë rreth 4 mln USD, një pagesë që është e pakthyeshme. “COVAX Facility” është një mekanizëm ndërkombëtar që koordinon resurset dhe kërkesën për vaksinë ndaj COVID-19 me kapacitetet prodhuese të kësaj vaksine. Fillimisht, do të furnizohen të gjitha vendet me mjaftueshëm doza për të mbuluar 20% të popullsisë. Për Shqipërinë numri i dozave arrin në 1 140 000, ku kategoritë më në risk do të vaksionohen me 2 doza.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.