“Vaksina e Covid-19, jo para shkurtit” – Sulçebe: Procesi i vaksinimit do ketë pengesa, të kapërcyeshme me mirë-administrim
Mjeku imunolog dhe anëtari i Akademisë së Shkencave, Genc Sulçebe parashikon që vaksina e COVID-19 nuk do të vijë në vendin tonë përpara muajit shkurt. Në një intervistë për TV SCAN ai mban parasysh faktin që vendi ynë nuk ka një marrëveshje direkte për vaksinat e Pfizer apo Modernës, teksa aleanca Covax ku Shqipëria është bërë pjesë, aktualisht ka një marrëveshje për vaksinën e Oksfordit, që nuk është certifikuar ende.
Sulçebe flet edhe për procesin e vaksinimit, duke parashikuar pengesa për shkak të specifike që kërkohen në këtë rast. Por, sipas tij, për t’i kapërcyer nevojitet një administrim i mirë.
Ndërkaq, mjeku thotë se teoritë antivaksinë nuk kanë asnjë bazë shkencore.
Ai iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, që në momentin që vaksina do të jetë e disponueshme t’i nënshtrohen vaksinimit, si e vetmja formë për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të të afërmve.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.