Vaksina e Oxford/AstraZeneca veç mbrojtjes, parandalon edhe transmetimin e koronavirusit
Vaksina nga Oxford dhe AstraZeneca gjithashtu mund të ketë një efekt thelbësor në transmetimin e virusit. Analiza e të dhënave më të fundit nga tre prova të ndryshme të Fazës 3 sugjeron që vaksina e sapo licencuar nga EMA zvogëlon numrin e tamponëve pozitive tek individët e vaksinuar me 67%, duke ulur potencialisht edhe kalimin asimptomatik të virusit midis të vaksinuarve dhe kontakteve të tyre.
Një tipar që mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në pandeminë, sepse nëse rezultatet konfirmoheshin, çdo person i imunizuar gjithashtu do të mbronte indirekt ata që ishin përreth tyre.
Këto janë të dhëna paraprake, por është hera e parë që efikasiteti i një vaksine është konfirmuar gjithashtu në zvogëlimin e transmetimit (dhe jo vetëm në mbrojtjen nga sëmundja me simptoma).
Sidoqoftë, siç raportohet nga Guardian, disa shkencëtarë mbeten skeptikë ndaj rezultateve dhe theksojnë se prova nuk ishte krijuar për të krahasuar doza të ndryshme, dhe disa variabla që nuk ishin “peshuar” në pjesëmarrës të ndryshëm të mostrës mund të kenë ndikuar në të dhënat përfundimtare. Për shembull, dozimi i parë u jepej më shpesh subjekteve të rinj, më shpesh grave, më shpesh punonjësve të shëndetit dhe të bardhëve. (TheGuardian)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.