Vaksina e Sinopharm, e sigurtë. Pas 40 milionë dozave të administruara nuk ka pasur efekte anësore serioze
Vaksina e Covid-19 e zhvilluar nga Grupi Kombëtar kinez i Bioteknologjisë (CNBG), një filial i Sinopharm, ka rezultuar e sigurtë në të dhënat klinike, sipas presidentit të kompanisë, Yang Xiaoming. Në një intervistë me Televizionin Qendror të Kinës, Yang tha se pas injektimit të mbi 40 milionë doza të vaksinës, nuk ka pasur efekte serioze anësore të raportuara.
“Nga nisja e përdorimit emergjencë në Qershor të vitit të kaluar, e deri tek miratimet nga Instituti i Pekinit dhe Instituti i Vuhanit, mbi 40 milionë doza të vaksinës janë administruar. Vaksina është shumë e sigurtë dhe nuk ka reagime serioze anësore të raportuara.”
Bazuar tek të dhënat e mbledhura, presidenti tha se ka besim për normën e mbrojtjtes nga vaksina, por nuk është vendosur ende nëse 2 injeksionet do jenë mjafuteshëm për një individ që të ruajë një nivel efektiv të antitrupave. Yang tha se sipas të dhënave nga të 3 fazat e provave klinike, niveli i antitrupave nuk ra brenda 6 muajve. Megjithatë, ai shtoi se po monitorohen ende pasi sasia e të dhënave është gjigante. Intervali mes 2 dozave është 21-28 ditë dhe të dhënat e këtyre 2 injeksioneve janë të vlefshme për gjysmë viti nga doza e dytë, sipas tij. Kina lajmëroi më 31 Dhjetor 2020 se ka dhënë autorizim të kushtëzuar për vaksinën e parë të Covid-19, që është vaksina me version të paaktivizuar të virusit, e zhvilluar nga Grupi Kombëtar kinez i Bioteknologjisë, një filial i Sinopharm.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.