Vaksina kineze mbërrin në Brazil. Sao Paulo do nisë vaksinimin në janar, efektshmëria do publikohet së shpejti
Guvernatori i Sao Paulos, Joao Doria, tha se imunizimi i Covid-19 do të nisë në Janar dhe se rregullatori federal i shëndetit do të autorizojë vaksinën e Sinovac deri më atëherë. Instituti Butantan në Sao Paolo, ka marrë 1 milionë doza të vaksinës kineze që po zhvillohet nga Sinovac dhe që ndodhet në fazën e fundit të testimeve nga institute në 16 vendndodhje në Brazil. Dërgesa e vaksinës CoronaVac, që do paketohet dhe etiketohet tek njësitë e institutit Brazilian, ka mbërritur në aeroportin Guarulhos të Sao Paulos.
Kjo është dërgesa e dytë që mbërrin në Brazil dhe do të duhet të miratohet nga rregullatori shëndetësor, përpara se të përdoret. Më 19 Nëntor, 120,000 doza të vaksinës mbërritën nga Kina. Butantan deklaroi se pret që Sinovac të publikojë rezultatet e efektshmërisë më 15 Dhjetor. Data e nisjes në Janar, nëse ndodh, nënkupton se shteti do të nisë vaksinimin përpara planit kombëtar në Mars. Guvernatori Doria, kishte thënë se shteti do të merrte 6 milionë doza të vaksinës në Dhjetor, dhe 40 milionë të tjera më 15 Janar. Presidenti Jair Bolsonaro, që pritet të sfidohet nga Doria në zgjedhjet e vitit 2022, ka kritikuar prej kohësh vaksinën kineze. Doria nga ana tjetër, ka akuzuar rregullatorin shëndetësor për mbajtjen e anës politike, pasi pezulloi provën e vaksinës si pasojë e vetëvrasjes së një vullnetari.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.