Vaksina mbërrin në Greqi – Nga e diela do të nisë injektimi fillimisht tek krerët e shtetit
Grupi i parë i 9,750 dozave të vaksinave kundër covid-19 nga kompania Pfizer-BioΝTech, mbërriti në orët e para të së shtunës në Athinë. Një pjesë shumë e madhe e mekanizmit shtetëror është në gatishmëri për të siguruar ruajtjen dhe shpërndarjen e duhur dhe për të kryer vaksinimet në të gjitha pjesët e vendit. Ditët e fundit, të gjithë palët e interesuara janë zhvendosur në ndërtesën e Mbrojtjes Civile, në mënyrë që të ketë një koordinim më të mirë të operacionit të paprecedent, të emëruar “Liria”.
Ministria e Mbrojtjes së Qytetarit dhe Mbrojtja Civile janë përgjegjëse për të gjitha çështjet që lidhen me sigurinë e magazinimit në qendrat e magazinimit, shpërndarjen dhe ruajtjen e vaksinave në Qendrat e Vaksinimit. Ndërkohë, procesi i vaksinimit pritet të nisë ditën e dielë, me natyrë simbolike me udhëheqjen lokale politike dhe të shtetit duke dhënë shembullin. Fillimisht do të vaksinohen Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe Kryetari i Parlamentit.
Më pas, deri në datën 10 janar do të vaksinohen edhe anëtarë të kabinetit qeveritar, krerë të partive politike, si dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë. Një total prej 45 zyrtarësh që mbajnë poste kyçe në funksionimin e shtetit dhe qeverisë do të jenë midis qytetarëve që do të vaksinohen si një çështje përparësie në fazën e parë të vaksinimeve nga 27 dhjetori deri në 10 janar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.