“Vaksina për të gjithë” / WhatsApp dhe OBSH sjellin paketën e re
Një maskë që ju mbron, një moment historik, një përqafim dhe shumë emoji të tjera. Këto janë disa nga imazhet e “Vaksinave për të Gjithë”, një paketë e re për IOS dhe Android që arrin në Whatsapp krijuar në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
“Këto emoji janë krijuar me qëllim që të ndihmojnë përdoruesit të komunikojnë në një mënyrë krijuese dhe argëtuese duke shprehur gëzim, lehtësim dhe shpresë në lidhje me mundësitë e ofruara nga vaksinat anti Covid-19,” – shpjegon Whatsapp në blogun e tij.
Mund të bëhet gjithashtu një mundësi e mëtejshme për të treguar mirënjohje për punonjësit shëndetësorë, të cilët kanë punuar pa u lodhur për të shpëtuar jetë në këtë periudhë të gjatë dhe të vështirë “.
Që nga fillimi i pandemisë, Whatsapp thekson se ka filluar bashkëpunime me më shumë se 150 shtete, organizata kombëtare dhe lokale, si dhe organizata të tilla si OBSH dhe Unicef, për të ndërtuar kanale ndihme që synojnë sigurimin e informacionit dhe burimeve të sakta rreth Covid-19 për më shumë se 2 miliardë njerëz.
Vitin e kaluar, rreth kësaj kohe, WhatsApp kishte lëshuar një paketë të ngjashme në bashkëpunim me OBSH, të quajtur “Së bashku në shtëpi”, e cila përfshinte referenca për bllokimin dhe distancimin fizik, punën inteligjente dhe ushtrimet aerobike të brendshme. (ANSA)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.