Vaksina rrit ndjeshëm aksionet për drejtuesin e BioNTech – Pasuria e tij vlerësohet me mbi 100 milion dollarë
Sean Marett, shefi i biznesit dhe drejtori kryesor tregtar në BioNTech, partneri gjerman i vaksinave të gjigandit amerikan Pfizer ka përfituar ndërsa investitorët në të gjithë botën janë lajmëruar se firma e barnave ka zhvilluar një vaksinë efektive.
Aksionet e Marett, të cilat ishin me vlerë 37 milion dollarë në fillim të vitit, tani vlejnë 114 milion dollarë, një fitim prej 77 milion dollarësh. Marett nuk ka shitur asnjë aksion këtë vit.
BioNTech u hodh në fazën globale në fillim të këtij muaji kur u bë firma e parë që lëshoi të dhëna të hershme që tregojnë se vaksina e saj mund të jetë më shumë se 90 përqind efektive te njerëzit me Covid-19.
Marett, i cili u bashkua në 2012, studioi biokimi në King’s College London dhe ka një MBA nga Manchester Business School. Ai ka punuar për gjigandë të farmacisë si GlaxoSmithKline dhe Pfizer dhe është me përvojë në arritjen e marrëveshjeve të licencimit dhe mbledhjen e financave. BioNTech bashkëpunoi me Pfizer në vaksinën e saj Covid për t’i dhënë asaj shkallë prodhimi mes kërkesës së madhe globale. Vaksina e saj, e cila duhet të ruhet në -70C deri në -80C, pritet të aprovohet nga rregullatorët brenda ditësh për përdorim në Britani. Mbretëria e Bashkuar duhet të marrë 40 milion doza deri në fund të vitit 2021.
Aksionet në BioNTech janë trefishuar deri më tani këtë vit, duke e vlerësuar kompaninë në 26 miliardë dollarë, duke e bërë Sahin një miliarder dhe duke shtuar pasuritë e mëdha të investitorëve të saj më të mëdhenj, binjakëve gjermanë Thomas dhe Andreas Struengmann. Aksionet e Sahin janë rritur me 2.95 miliardë dollarë këtë vit në 4.4 miliardë dollarë.
Fitimet e aksioneve për drejtuesit e lartë të BioNTech qëndrojnë në kontrast me fatin e investitorëve dhe homologët e tij më të mëdhenj britanikë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.