Vangjush Andoni emërohet drejtor i ri i Postës Shqiptare
Posta Shqiptare tashmë ka drejtorin e ri. Në krye të këtij dikasteri të përfolur në media së fundmi është emëruar Vangjush Andoni.
Ky i fundit zëvendëson në krye të Postës Shqiptare, Majlind Lazimin i cili u lirua nga detyra disa ditë më parë.
Më parë Vangjush Andoni mbante postin e nëndrejtorit të këtij institucioni.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.