Varësia e Kinës ndaj borxhit – Bie niveli i korporatave, rritet ndjeshëm krediti i konsumatorëve
Qeveria kineze po përpiqet të trajtojë nivelet e larta të borxhit, megjithatë, Deutshe Bank thekson se huamarrja në vend po shtohet. Sipas huadhënësit, kjo vjen prej rritjes së borxhit konsumator afat-shkurtër, ndërkohë që autoritetet përpiqen të trajtojnë nivelet e larta të borxhit koorporativ. Sipas Deutsche Bank, borxhi i korporatave ka rënë në 45% të kreditit të ri, në rënie nga 65% në 10 vitet e fundit.
Megjithatë, sipas analistëve, Pekini po lejon ekonomitë familjare dhe qeveritë që të marrin më shumë hua për të financuar rritjen, që është projektuar në 6.5% për këtë vit. Tashmë, borxhi konsumator afat-shkurtër është rritur në 35% dhe mund të arrijë 40% në fund të muajit Dhjetor me këtë ritëm.
Banka deklaroi se nuk është e qartë se si po krijohet ky lloj kreditimi, megjithatë, 70-80% të këtij borxhi ka qenë historikisht i lidhur me kartat e kreditit. Në fund të gjysmës së parë të 2017-ës, niveli i borxhit të korporatave në raport me PBB, ra në 165%, nga maja prej 169% që ishte në tremujorin e parë 2016. Ndërkohë, borxhi i ekonomive familjare është rritur në 9% të Produktit të Brendshëm Bruto.
Raporti i Deutsche Bank vjen pas paralajmërimit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar se Kina është në një ritëm të rrezikshëm të zgjerimit të kreditit.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.