Varianti Omicron, edhe SHBA ndërpret fluturimet me Afrikën
Situata e rënduar e rasteve të të infektuarve me Covid 19 dhe varianti më i ri i këtij virusi në qarkullim, ka bërë që SHBA të ndërmarrë hapin për bllokimin e fluturimeve me Afrikën e Jugut.
Sipas Organizatës Botërore të shëndetësisë,kjo masë do të qëndrojë në fuqi deri në momentin që do të ketë informacione më të sakta e të qarta sa i përket variantit të ri të quajtur Omicron.
“Si masë paraprake derisa të kemi më shumë informacion, po urdhëroj kufizime shtesë për udhëtimin ajror nga Afrika e Jugut dhe shtatë vende të tjera. Këto kufizime të reja do të hyjnë në fuqi më 29 nëntor. Ne do të vazhdojmë të udhëhiqemi nga ajo që këshillon shkenca dhe ekipi im mjekësor”, kanë qënë këto fjalët e Presidentit Joe Biden në një deklaratë.
Sipas zyrtarëve të Shtëpisë së bardhë ,kufizimet përfshijnë përveç Afrikës së Jugut, edhe Botsvanën, Zimbabven, Namibinë, Lesoton, Eswatinin, Mozambikun dhe Malavin.
Ndër të tjera Presidenti i SHBA i dërgoi mesazh edhe komunitetit ndërkombëtar,duke thënë se ky variant i ri është dëshmi se pandemia nuk do të marrë fund deri kur të gjithë të jenë të vaksinuar. / VOA
(V.G)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.