Varrezat e Dëshmorëve në rikonstruksion! Shpallet tenderi
Agjencia e Parqeve dhe e Rekreacionit ka hapur tenderin për rikonstruksionin e Varrezave të Dëshmorëve. Fondi limit është 8.3 milionë lekë dhe afati kohor për dorëzimin e ofertave është 26 mars 2021.
“Kontraktuesi duhet t’i japë supervizorit një program të plotë duke i treguar rendin, procedurën dhe metodën sipas së cilave, ai propozon të punohet në ndërtim deri në mbarim të punës.
Informacioni që mban supervizori duhet të përfshijë vizatime që tregojnë rregullimin e përgjithshëm të ambienteve të godinës dhe të ndonjë ndërtimi apo strukture tjetër të përkohshme, të cilat ai i propozon për përdorim; detaje të vendosjes konstruksionale dhe punëve të përkohshme; plane të tjera që ai propozon t’i adaptojë për ndërtim dhe përfundimin e të gjitha punëve, si dhe në vijim, detaje të fuqisë punëtore të kualifikuar dhe jo të kualifikuar si dhe supervizionin e punimeve” shkruhet në dokumentet e tenderit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.