Vatikani nis fushatën, Papa Françesku merr vaksinën anti-Covid
Papa Francesku është vaksinuar kundër Covid-19. Siç kishte njoftuar, këtë mëngjes ai u paraqit në ambulancën e ngritur përpara sallës Nervi, e cila normalisht priste, para pandemisë, ngjarjet e mëdha në Vatikan dhe gjithashtu audiencën e gjerë.
Lajmi për vaksinimin e Papës, me vaksinën e Pfizer, për ruajtjen e së cilës edhe objektet shëndetësore të Selisë së Shenjtë janë pajisur me një ftohës, qarkulluan në shtypin argjentinas, ndërsa Vatikani zyrtarisht nuk komentoi dhe u kufizua në komunikimin, përmes zëdhënësit Matteo Bruni, i cili tha se “këtë mëngjes fushata e vaksinimit kundër Covid-19 filloi në sallën Paul VI”. Ratzinger do të vaksinohet këto orë, komunikohet nga sekretari i tij, Imzot Georg Gaensëein.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.