Vatikani sjell ‘byzylykun e zgjuar’ 110 dollarësh! Inkurajon katolikët intelektualë për t’u lutur
Pajisja inteligjente lidhet me një aplikacion të krijuar për të mësuar përdoruesit se si të luten me rruaza ‘Rosary’.
eRosary, i disponueshëm në faqen e internetit të Vatikanit , por edhe në Amazon, vihet në dorë si byzylyk dhe aktivizohet duke bërë shenjën e kryqit.
10 rruazat janë të lidhura sëbashku me një kryq metalik i cili ‘identifikon’ lëvizjet dhe regjistron të dhëna.
Rruzaret, tradicionalisht përfaqësojnë lutje të ndryshme katolike. Përdoruesit mund të sinkronizojnë eRosary me aplikacionin, i cili përmban një udhëzues audio, imazhe dhe përmbajtje të personalizuar. Aplikacioni është i lirë për t’u shkarkuar dhe ndan të njëjtin emër; ‘eRosary’.
Pas aktivizimit të pajisjes, , përdoruesve u jepen disa mundësi lutjesh me aplikacionin, duke mbajtur shënim lutjet e përfunduara. Përmbajtja gjendet në anglisht, italisht ose spanjisht.
Vatikani lançoi pajisjen në kuadër të Rrjetit të Lutjeve Botërore të Papës, si dhe skemës “Kliko për të lutur”, një rrjet digjital që bën njerëzit në mbarë botën ‘sëbashku’ për lutje.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.