Vazhdojnë penalizimet nga Policia/ 98 shoferë me pezullim patente dhe gjobiten 190 shtetas në 24 orët e fundit
Policia e Shtetit ka njoftuar se në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 98 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″, si dhe është arrestuar në Kavajë shtetasi K. A., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Sipas njpftimit gjatë 24 orëve të fundit, nuk zbatuan urdhrin e dhënë për qëndrimin në banesë në oraret kufizuese, 190 shtetas, të cilët qarkullonin me biçikleta apo në këmbë, në oraret e ndaluara, pa ndonjë shkak apo arsye dhe për këtë u ndëshkuan me masën administrative 10.000 lekë, ndërsa 2 prej tyre, në Shkodër, janë proceduar në gjendje të lirë, për kundërshtim të punonjësit të Policisë.
Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19, bën me dije Policia e Shtetit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.