Vazhdon dëmtimi i tregut të punës – Shkon në 40.7 milion papunësia në SHBA, 2.1 milion njerëz mbetën pa punë vetëm ketë javë
Miliona amerikanë paraqitën kërkesë për sigurimin e papunësisë javën e kaluar ndërsa pandemia e koronavirusit vazhdon të nxisë pushimet nga puna.
Kërkesat e papunësisë në SHBA arritën në 2.1 milion për periudhën që përfundoi 23 maj, tha të enjten Departamenti i Punës.
Shifra ngriti totalin e nëntë javëve në 40.7 milion. Kjo është më shumë se rreth 37 milion njerëz që paraqitën kërkesa për sigurim papunësie gjatë një viti e gjysmë të recesionit të madh.
Megjithatë, regjistrimet e papunësisë ranë nga gati 2.4 milion në javën e kaluar. Numri i regjistrimeve të reja tani ka rënë për tetë javë rresht.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insdier
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.