Vazhdon mbyllja e Qeverisë – Paketa për të rihapur agjencitë dështon në Senat
Dy masat për t’i dhënë fund mbylljes së Qeverisë në SHBA, njëra e mbështetur nga republikanët dhe tjetra nga demokratët, dështuan ditën e Enjte në Senat, ndërkohë që politikanët folën për kompromise të tjera.
Paketa e mbështetur nga presidenti republikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund mbylljes së Qeverisë duke financuar murin me Meksikën dhe një paketë tjetër e mbështetur nga Demokratët për të rihapur agjencitë e mbyllura pa një financim të tillë, nuk morën mjaftueshëm vota.
Disa senatorë republikanë votuan me demokratët për masat e tyre që të rihapin agjencitë qeveritare pa paranë e murit të Donald Trump. Këtu përfshihej senatori Mitt Romney.
Por, pak përpara votimit, u shfaqën disa shenja që politikanët mund të konsiderojnë ide të reja për të përfunduar mbylljen 34-ditore të Qeverisë.
Trump kërkon që 5.7 miliardë dollarëshi për financimin e murit, të jetë pjesë e çdo legjislacioni që duhet për të financuar rreth 25% të qeverisë federale.
Kjo kërkesë, shtuar kundërshtimin e demokratëve për ta kaluar, ka sjellë mbylljen më të gjatë në histori të Qeverisë në SHBA, gjë që ka lënë 800,000 punonjës federalë si dhe kontraktorë privatë, pa pagesë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.