Vazhdon përshkallëzimi i masave gjatë “shtet-rrethimit” – Rama: Administrata shtetërore nesër do të jetë pushim
Në kuadër të masave të ndërrmara gjatë ditës së sotme Kryeministri Rama ka njoftuar se ditën e nesërme administrate shtetërore do të jetë pushim cka nënkupton mbylljen e zyrave të shtetit deri të hënën tjetër, në një njoftim të dytë.
“Për kryerjen e detyrës në shërbimet shtetërore ose oublike brenda perimetrit TR-DR, gjatë periudhës së shtet-rrethimit të fundjavës, punonjësit e aeroportit apo institucioineve të tjera shtetërore që kryejnë funksione të domosdoshme dhe e kanë të pamundur lëvizjen në këmbë, duhet të akreditohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit emër për emër,” ka bërë me dije Rama.
“Marrja në automjetin e punës e personave të familjes apo personave të tjerë që skanë lidhje me detyrën shtetërore është rreptësisht e ndaluar dhe do të ndëshkohet me sanksione të rënda,” njofton Rama.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.