Vazhdon procesi i Rindërtimit, Rama dhe Ahemtaj konferencë me donatorët mbi zhvillimin e punimeve
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Shtetit për Rindërtim dhe Zhvillim ,Arben Ahmetaj kanë kryer një video-konferencë me donatorët për të vazhduar planet e Rindërtimit.
Kryeministri Rama në fjalën e tij ka tërhequr vëmendje që procesi të vazhdojë në përparësitë e vendosura nga qeveria si strehimin, me shkollat dhe me infrastrukturën publike.
Ndërkohë, ministri Ahmetaj ka bërë të qartë procesin me të cilin po punohet për të vazhduar me Rindërtimin:
“Fillon me një vlerësim të thelluar. Ky është një vlerësim që shkon në themel të dëmeve. Më pas kemi aplikimet në platformën elektronike e më pas, procesin e vlerësimit të dosjeve të secilit qytetar. Hapi tjetër janë planet e detyrueshme urbane lokale, të cilat janë të hollësishme tashmë. Hapi tjetër është procesi i shembjes që këtu ngjan sikur është i lehtë, por nuk është kështu, pasi duhet bashkërenduar dhe duhet të ketë financime të konsiderueshme. Hapi tjetër janë shpronësimet, më pas procedurat e prokurimit, pra, agjencitë që janë ngarkuar të kryejnë këtë proces e më pas, emëruesi i përbashkët që është bashkërendimi i donatorëve në këtë proces”, – theksoi ministri Ahmetaj.
Sipas të dhënave deri më tani janë miratuar 2043 leje për ndërtim, të cilat janë përmbyllur e janë dhënë me proces të përshpejtuar. Ndërkohë që vlerësimi i theluar është një proces që teknikisht ka mbaruar, ministri pohoi se janë 26 zona të reja zhvillimi ku 14 plane të detyruar vendore janë të miratuara, ndërkohë që 12 të tjera janë në proces miratimi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.