Vazhdon rënia e të prekurve me Covid – Regjistrohet vetëm 1 rast në Tiranë gjatë 24 orëve të fundit
Në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, është bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 177 qytetarë ku kanë rezultuar pozitiv 1 rast i ri në Tiranë, duke e çuar në 949 numrin total të të infektuarve në të gjithë vendin.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 pacientë, dhe janë akoma 176 raste aktive.
Aktualisht në dy spitalet Covid janë të shtruar 15 pacientë ku 3 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa rastet e tjera po monitorohen nga mjeku i familjes. Njoftohet se përgjatë 2 javëve nuk ka asnjë humbje jete.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.