Vazhdon rimëkëmbja e Kinës! Shpenzimet konsumatore dhe prodhimi i fabrikave nxisin ekonominë
Rimëkëmbja ekonomike e Kinës është përshpejtuar në tremujorin e tretë, ndërkohë që konsumatorët kanë ulur mbrojtjten ndaj koronavirusit, pavarësisht se ekzsitojnë ende rreziqe tek një nga nxitësit kryesorë të kërkesës botërore.
Produkti i Brendshëm Bruto në Kinë u rrit me 4.9 % në Korrik-Shtator me bazë vjetore, një normë më e ulët se 5.2% që pritej nga analistët, por më e madhe se 3.2% në tremujorin e dytë. Ekonomistët thonë se Kina qëndron në rrugën e rimëkëmbjes, nxitur nga rritja e eksporteve dhe shpenzimet konsumatore.
Megjithatë, ekzistojnë shqetësime se rikthimi i karantinës në Europë dhe vala tjetër e infeksioneve në Shtetet e Bashkuara do të jenë negative për ekonominë kineze.
Ekonomia e dytë më e madhe në botë, u rrit me 0.7% në 9 muajt e para me bazë vjetore, sipas Byrosë Kombëtare të Statistikave.
Politikanët në të gjithë botën po shpresojnë për një rimëkëmbje të fortë në Kinë, që të nxisë kërkesën botërore. Kina ka dalë pjesërisht nga goditja e koronavirusit në muajt e para të vitit. Me bazë tremujore, ekonomia u rrit me 2.7%, krahasuar me 11.5% rritje në tremujorin e dytë. Pavarësisht dështimit për të arritur pritshmëritë, treguesi inkurajoi analistët nga rritja e konsumit dhe fuqizimi i fabrikave.
Shitjet me pakicë u rritën me 3.3% në Shtator me bazë vjetore, që është rritja më e madhe që prej Dhjetorit 2019. Prodhimi industrial u rrit me 6.9%, pas një rritjeje me 5.6% në Gusht, duke treguar se sektori i fabrikave po rifiton vrull.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.