Veçantitë e Lagunës së Nartës – Bukuri natyrore që tërheq turistë të huaj!
Narta është një fshat i vogël me vetëm 2000 banorë por me shumë të veçanta. Bukuritë natyrore, laguna, pylli i paprekur, plazhi në të cilin nuk gjendet asnjë ndërtim, traditat e tyre, por edhe vera e fshatit janë ato që kanë tërhequr vëmendjen e gjithkujt që ka patur shansin ta vizitojë.
Nartiotët thuhet të jenë me prejardhje greke, kjo është dhe arsyeja pse në fshat fliten të dyja gjuhët, greqishtja dhe shqipja.
Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion, është rruga nacionale Vlorë-Fier (Vlorë-Kriporja-bregdeti I Nartës-Hidrovori), ose Vlorë-Pylli i sodës-fshati Zvërnec)
Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës: Takohet bimësi tipike mesdhetare, të tokave të kripura sikurse dhe në pjesën veriore të grykëderdhjes së lumit Vjosë. Narta është laguna e dytë në vend për nga rëndësia për shpendët e ujit, duke qenë një IBA mjaft e rëndësishme (20000 shpendë dimërues dhe mbi 40 llojeve).
Vend ushqimi për pelikanin (Pelicanus crispus) dhe ku takohen rregullisht flamingot (Phenicopterus ruber).
Përreth lagunës gjendet një florë dhe faunë e pasur tipike e ligatinave mesdhetare. Zona e Zvernecit cilësohet për bukuritë bregdetare të ndërthurura me pasuritë e saj kulturore e tradicionale, që përbëjnë potenciale për zhvillimin e turizmit. Në breg të tij gjendet pylli i selvisë dhe xina (Pistacia lentiscus).
Monumente natyre:
Dunat e Nartës: Rruga në përmjet të cilës mund të arrihet: duke ndjekur intinerarin qyteti i Vlorës-Kriporja-bregdeti i Nartës-Hidrovori.
Laguna Limopuo: Rruga nëpërmjet të cilës mund të arrihet është nëpërmjet intinerarit qyteti i Vlorës-Pylli i Sodës-fshati Zvërnec.
Pylli i Zvërnecit: Rruga nëpërmjet të cilës mund të arrihet është Vlorë-Zvërnec.
Burimi: Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.