Veliaj: Nga 1 shkurti grupe task-force për abuzuesit e ujit
Duke filluar që nga dita e hënë, një fushatë ndërgjegjësimi për qytetarët mbi pagesën e faturave të ujit të pijshëm pritet të nisë në të gjithë vendin.
Ndërkohë duke filluar që nga data 1 e muajit tjetër do të jenë grupet e task-forcës ato që do të dalin në terren për ti dhënë fund vjedhjes së ujit.
Gjatë mbledhjes së Shoqatës për Autonomi Vendore, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj tha se do të merren masa në lidhje me këtë situatë.
Ai gjithashtu tha se duke filluar që nga dita e hënë në terren do të fillojë fushata e komunikimit me qytetarët.
Veliaj gjithashtu foli edhe për rëndësinë e performancës dhe rezultatet pozitive.
“Rezultati i parë që pamë në Tiranë është se menjëherë na u afruam donatorë, kur panë që performanca po rritej. Nëse arrijmë që të gjithë bashkë këtë performancë, jam i sigurt që shumë prej donatorëve, duke filluar nga BERZH, KFË, USAID, shumë agjenci të tjera që kanë treguar interes edhe pranë shoqatës, do të na afrohen. Nuk afrohen asnjë prej tyre, në një ujësjellës që i ngjan një kulluese makaronash, që nuk mban dot ujë”, theksoi Veliaj.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.