“Vëllazëria” Shqipëri-Kosovë në tregti po zbehet! Rënie e fortë e importeve dhe eksporteve mes dy vendeve
Shqipëria ka eksportuar rreth 300 milionë lekë mallra më pak në Kosovë muajin e kaluar. Referuar të dhënave të INSTAT, në tetor të këtij viti Shqipëria eksportoi në Kosovë 2.6 miliardë lekë mallra. Në tetor të vitit të kaluar, eksporti ishte në vlerën e 2.9 miliardë lekëve.
Megjtihatë, në rang 10 mujor (janar-tetor) këtë vit Shqipëria ka rritje të eksporteve në Kosovë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në janar-tetor 2019 Shqipëria eksportoi në Kosovë 25.3 miliardë lekë mallra. Në janar-tetor 2018, vlera e mallrave të eksportuar ishte 25.3 miliardë lekë.
Importet
Në tetor 2019 Shqipëria importoi nga Kosova 723 milionë lekë mallra duke njohur një rënie me rreth 200 milionë lekë krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Në nivel 10 mujori (janar-tetor)Shqipëria ka importuar këtë vit 6.6 miliardë lekë mallra.
Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, Shqipëria ka importuar 7.3 miliardë lekë, çka do të thotë se këtë vit ka një rënie të importeve me rreth 700 milionë lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.