“Vendi, ende nën rrezikun e përmbytjeve” – Prençi: Duhet strategji për ndërhyrje, por edhe remont i hidrovoreve
Përmbytjet e ditëve të fundit në vendin tone, si pasojë e reshjeve të shiut, mund të ishin shmangur nëse do të ishte ndërhyrë në kohë në pikat më problematike. Sipas këshilltarit të presidentit për emergjencat dhe mbrojtjen civile, Shemsi Prençi, mungesa e një strategjie për ndërhyrje por edhe për remontin e hidrovoreve që në verë solli këtë problematikë.
Sipas Prencit masat duhet të ishin marrë që kur Instituti i Gjeoshkencave dha alarmin .
Prençi shtoi se duhet që strukturat të qëndrojnë në gatishmëri edhe në ditët në vijim për parandalimin e përmbytjeve, pavarësisht se ende nuk ka një alarm të dytë apo përmirësimit të reshjeve.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.