Vendi më pak i ndotur në rajon/Indeksi “Epi” i “Yale”, Shqipëria e 40-ta në botë, ndër 180 shtete
Kur bëhet fjalë për ndotjen, Shqipëria padiskutim që nuk është një prej vendeve më problematike. Këtë e thotë edhe raporti më prestigjioz në këtë drejtim; indeksi global i performancën ambientale, o përpiluar çdo vit nga Universiteti Yale.
Këtë vit, Shqipëria renditet në vendin e 40-të, ndër 180 shtete të botës. Me këtë renditje, Shqipëria rezulton të jetë vendi më pak i ndotur i rajonit, duke lënë pas me radhë të gjitha vendet e tjera, përfshirë edhe Kroacinë.
Vendi më i ndotur në rajon konsiderohet Bosnje Hercegovina, e 158-ta. Ndër vendet e Europës Lindore dhe Azisë Qendrore, Shqipëria renditet në vendin e 8-të. Por jo e njëjta gjë mund të thuhet për cilësinë e ajrit.
Në këtë drejtim, Shqipëria renditet në vendin e 98-të në botë, ndër 180 shtete të ndryshme. Në total indikatorët janë të shumtë, mbi 60 të tillë, dhe në secilën prej tyre, vendi ynë performon ndryshe.
Krahasimi me vitet e kaluara ndërkohë është i kotë pasi ka një ndryshim drastik të metodologjisë së përpilimit të indeksit të përgjithshëm.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.