Vendimet e qeverisë: 150 oficerë sigurie do të vendosen në shkolla, çfarë do të sjellë ky program
Në 150 shkolla do të nisë zbatimi i programit “oficerët në shkolla”. Kryeministri Rama deklaroi se ky program do të sjellë një ndërveprim më të mirë mes shkollës, familjes dhe policisë së shtetit.
“Nis zbatimi i oficerëve në shkolla. Fillimisht ky program u pilotua me rezultate te kënaqshme, e konfirmuar nga mësuesit prindërit
Do të shtrihet në 150 shkolla, gjimnaze kryesisht. 150 oficer policie të trajnuar enkas për ketë program. Është një program që siguron një rritje cilësore të ndërveprimit mes shkollës, familjes dhe policisë së shtetit. Në funksion të mbrojtjes së fëmijëve në kanalet e lëndëve narkotike por edhe ne funksion të parandalimit të fenomeneve të dhunës apo bullizmit, në funksion të mbrojtjes kundër pirjes së duhanit dhe në funksion të mos lënies së tyre të mësimit.
Ne si shoqëri jemi te interesuar, dhe sigurohet një hallkë e munguar, pasi oficeri i sigurisë, nuk është një polic, por nja kujdestar, një ndërmjetës mes mësuesve, nxënësve dhe prindërve, dhe një vëzhgues i posaçëm me një trajnim të posaçëm, dhe besojmë shumë se çfarë kemi parë në 15 shkollat pilot, jo vetëm do të konfirmohet, por do të na jap dhe nja bazë sigurie dhe rregullash në shkolla”.
Rama tha që po punohet edhe për vendimin për heqjen e celularëve, si për nxënësit dhe mësuesit.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.