Vendimet e Qeverisë / Çuçi: Nga 1 Maji shumica e shërbimeve të Gjendjes Civile do të ofrohen online
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi duke folur për vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë ka bërë me dije se nisur nga 1 maji, shumica e shërbimeve në zyrën e Gjendjes Civile do të ofrohen online.
“Miratuam në qeveri reduktimin e zyrave të gjendjes civile. Do të ketë 150 zyra të tilla. Kjo si pasojë e thellimit të revolucionit digjital që po bëjmë për dhënien e shërbimeve publike. Të gjitha shërbimet që ofroheshin online do të jenë prej 1 majit vetëm online. Do të ketë 150 sportele në të gjithë vendin për të marrë ato shërbime për të cilat detyrimisht duhet të paraqitet qytetari. Për të tjerat, janë plot 8 shërbime që ofron gjendja civile do të jetë online. Është shkëputur kontakti i qytetarit me sportelet fizike. Nuk do të ketë më sportele fizike, do të jenë online. Të gjitha institucionet e administratës publike, janë të detyruar që t’i sigurojnë vetëm dokumentet nga Shërbimi i Gjendjes Civile nga kërkesa e qytetarit. Është sasi e madhe dokumentesh që do të ofrohen online. Vetëm nga MB, janë rreth 90 shërbime që prej datës 1 maj do të ofrohen vetëm online”, tha Çuçi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.