Vendimet e Strasburgut – Dule: Rrezik për buxhetin. Gjonaj: Presim vendimin e qershorit
Vendimet e Gjykatës së Strasburgut mund të përbëjnë rrezik për buxhetin e shtetit”. Shqetësimi është ngritur nga deputeti Vangjel Dule, gjatë një seance dëgjimore me ministren e Drejtësisë në Komisionin e Integrimit.
Në përgjigje, Gjonaj tha se do të jetë vendimi për pronat që do të merret në qershor të vitit 2018, ai që do të përcaktojë nëse mund të flitet për këtë shqetësim.
Gjatë raportimit për zbatimin dhe ecurinë e 3 prioriteteve të Komisionit Europian, Gjoanj tha se është duke u përfunduar paketa e reformës në drejtësi , me 4 projektligje për profesionet e lira. Ndërsa, shumë shpejt do të mbërrijë në kuvend dhe paketa e dytë.
Në drejtim të të drejtave të njeriut Gjonaj tha se janë hartuar 2 ligje të reja, të cilat mundësojnë ndihmë juridike falas, jo vetëm për çështjet penale, por edhe ato civile dhe administrative.
Po ashtu, ministrja e Drejtësisë tha se është dhënë mbështetje e plotë buxhetorë për organet e reja, në mënyrë që të fillojnë punë sapo të jenë gati.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.