Vendimi/ Blerjet e qeverisë do të kryhen nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, lista e mallrave dhe shërbimeve
Të gjitha blerjet për llogari të Kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve në varësi të Kryeministrit e ministrave të linjës do të kryen nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara nga 1 Janari i vitit 2019. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave të miratuar këtë të mërkure, kjo agjenci ngarkohet për blerjen e mallrave dhe shërbimeve si më poshtë:
1.1. Blerje automjetesh;
1.2. Blerje karburanti, përveç vajgurit Jet A1;
1.3. Blerje materialesh kancelarie;
1.4. Blerje orendish dhe pajisjesh për mobilim zyrash;
1.5. Blerje materialesh të ndryshme për pastrim;
1.6. Blerje uniformash dhe elementesh të tjera përbërëse të tyre;
1.7. Blerje këpucësh;
1.8. Blerje pjesësh këmbimi për automjete, për shërbimet profilaktike;
1.9. Blerje tonerash;
1.10. Sigurim automjetesh;
1.11. Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi;
1.12. Shërbim pastrimi;
1.13. Shërbim lyerjeje dhe mirëmbajtjeje ndërtesash;
1.14. Riparim dhe mirëmbajtje automjetesh;
1.15. Botime, printime dhe materiale shtypshkrimi;
1.16. Blerje materialesh të buta dhe veshmbathje;
1.17. Riparim, mirëmbajtjeje sistemi të ngrohje-ftohjejeve;
1.18. Mirëmbajtje impiantesh elektrike;
1.19. Blerje pajisjesh laboratorike, me përjashtim të atyre mjekësore;
1.20. Shërbime dezinfektimi;
1.21. Shërbim i ruajtjes dhe i sigurisë fizike;
1.22. Blerje artikujsh ushqimorë;
1.23. Blerje pajisjesh kondicionimi;
1.24. Shërbim gjelbërimi;
1.25. Shërbim mirëmbajtjeje rutinë dhe dimërore të rrugëve.
Sipas vendimi Ministria e Mbrojtjes lejohet t’i realizojë vetë procedurat e prokurimit për blerje uniformash, veshmbathjesh dhe elementesh të tjera përbërëse të tyre, blerje këpucësh.
Gjithashtu edhe Ministria e Mbrojtjes dhe institucionet e saj të varësisë lejohen të realizojnë vetë procedurat e prokurimit me objekt “Riparim dhe mirëmbajtje automjetesh”. Përjashtohen nga zbatimi i këtij vendimi përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Shqipërisë, të akredituara jashtë vendit.
Agjencia e Blerjeve të Përqendruara planifikon dhe kryen procedurat e prokurimit për mallrat dhe shërbimet e mëposhtme, duke filluar nga data 1 janar 2019:
a) Riparim, mirëmbajtje e sistemit ngrohje-ftohje;
b) Riparim dhe mirëmbajtje automjetesh;
c) Mirëmbajtje impiantesh elektrike;
ç) Shërbim i ruajtjes dhe sigurisë fizike;
d) Blerje artikujsh ushqimorë;
dh) Blerje pajisjesh kondicionimi;
e) Shërbim gjelbërimi;
ë) Shërbim mirëmbajtjeje rutinë dhe dimërore të rrugëve.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.