Vendimi i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë – Si do llogaritet kursi i këmbimit të lekut?
Në një deklaratë për shtyp banka e Shqipërisë njofton se në mbledhjen e
Këshilli Mbikëqyrës vendosi miratimin e mënyrës së re të llogaritjes së fiksit të kursit të këmbimit të lekut në Bankën e Shqipërisë. Ndryshimet e rregullores ekzistuese vijnë me synimin kryesor zhvillimin e tregut të derivativëve në Shqipëri si instrument mbrojtës ndaj rrezikut të kursit të këmbimit si dhe rritje e transparencës në tregun valutor.
Sipas njoftimit, ndryshimet kryesore konsistojnë në zgjerimin e bazës së pjesëmarrjes së bankave tregtare me 4 banka duke zëvendësuar zyrat e këmbimit valutor si dhe publikimin e 10 bankave pjesëmarrëse të “Fiksit” në faqen zyrtare të internetit të Bankës së Shqipërisë;
Publikimin nga ana e Bankës së Shqipërisë të çmimit “Bid” dhe “Ask” që përfaqësojnë çmimin mesatar me të cilin sistemi bankar është i gatshëm të blejë dhe shesë dollarin amerikan dhe euron kundrejt lekut;
Standardizimin e shumës së tregtimit në tregun ndërbankar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.