Vendimi i Kurtit për heqjen e taksës 100 % ndaj Serbisë dhe Bosnjes-Diskutohet për seancë të jashtëzakonshme
Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e deputetëve të opozitës për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme. RTK raporton se mbledhja do të mbahet në ora 14:00, për të vendosur lidhur me kërkesën e deputetëve të opozitës, pasi që AAK ka mbledhur 41 nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme, pas paralajmërimeve të Qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe. Ndërkohë që data e mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme ende nuk dihet.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një deklaratë për mediat, ka komunikuar heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe. Kryeministri Kurti ka deklaruar se ky vendim do të zbatohet nga 15 marsi, duke shtuar se nëse Serbia dëshmon se do të ndalë fushatën për mosnjohjen Kosovës, qeveria e Kosovës do ta largojë tarifën 100% plotësisht më 1 prill 2020.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.