Vendimi i OBT mbi arbitrazhin. Autorizon BE të tarifojë mallrat e SHBA prej subvencioneve të Boeing
Organi i zgjidhjes së konflikteve i Organizatës Botërore Tregtare, konfirmoi zyrtarisht të drejtat e kundërpërgjigjes së Bashkimit Europian, ndaj subvencioneve të jashtëligjshme të SHBA tek Boeing. Komisioni Europian lajmëroi se blloku po përgatitet për masa kundër Shteteve të Bashkuara. Tashmë, Bashkimi Europian ka të drejtën për të rritur tarifat ndaj eksporteve amerikane me vlerë deri në 4 miliardë dollar, sipas lajmërimit.
Organizata Botërore e Tregtisë theksoi në një vendim të arbitrazhit më 13 Tetor se qeveria amerikane ka dështuar të respektojë rregullat dhe vazhdon të subvencionojë prodhuesin e avionëve Boeing. Konflikti i vjetër mes BE edhe SHBA ka nisur në vitin 2004, kur Amerika akuzoi Francën, Spanjën dhe Gjermaninë, për ofrimin se subvencioneve dhe granteve për të mbështetur prodhimin e Airbus. Në Tetor të vitit të kaluar, pas një vendimi të ngjashëm të Organizatës në çështjen e subvencioneve të Airbus, Washingtoni rriti tarifat që ndikojnë eksportet europiane prej 7.5 miliardë dollar. Barrierat tregtare qëndruan edhe pasi qeveritë europiane respektuan plotësisht rregullat e Organizatës më vonë.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.