Vendimi i qeverisë/ Hapen pozicione të lira për kategorinë e ulët drejtuese në administratë! Lista e drejtorive e sektorëve ku ka hapësira
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin që përcakton që për vitin 2018, procedura e plotësimit të pozicioneve të lira të kategorisë së ulët drejtuese, për të cilat lëvizja paralele është mbyllur pa fitues, të jetë e hapur edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kushtet dhe kërkesat për vendet e lira.
Numri maksimal i pozicioneve, për të cilat do të përdoret procedura e mësipërme është 61 pozicione për kategorinë e ulët drejtuese.
Ndërkohë, vendimi është publikuar menjëherë në Fletoren Zyrtare dhe parashikon se “pozicionet, në të cilat mund të konkurrojnë edhe kandidatë nga jashtë shërbimit civil, për nivelin e ulët drejtues janë gjithsej 10”.
Pozicionet në të cilat mund konkurrojnë edhe kandidatë nga jashtë shërbimit civil
Niveli i ulët drejtues dhe të barasvlershëm
- Drejtor i Drejtorisë së Financave, në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural -kategoria III-a;
- Përgjegjës i Sektorit të Përzgjedhjes dhe Aprovimit të Projekteve IPARD, në Drejtorinë e Përzgjedhjes dhe Aprovimit të Projekteve, në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural -kategoria III-a/1;
- Përgjegjës i Sektorit të Kontrollit IPARD, në Drejtorinë e Kontrollit, në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural – kategoria III-a/1;
- Përgjegjës i Sektorit të Ekzekutimit të Pagesave IPARD, në Drejtorinë e Ekzekutimit të Pagesave, në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural – kategoria III-a/1;
- Përgjegjës i Sektorit të Monitorimit të Skemave, në Drejtorinë e Kontrollit, në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural – kategoria IIIa/1;
- Përgjegjës i Sektorit të Promocionit dhe Komunikimit, në në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural – kategoria III-a/1;
- Përgjegjës i Sektorit të Kontrollit të Skemave Kombëtare, në Drejtorinë e Kontrollit, në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural – kategoria III-a/1;
- Drejtor i Drejtorisë së Autorizimit të Pagesave, në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural – kategoria III-a;
- Drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural – kategoria III-a;
- Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë Juridike dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural – kategoria III-a/1.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.