Vendimi i qeverisë/Lirohet nga detyra kreu i Tatimeve
Këshilli i Ministrave pritet të lirojë nga detyra kreun e Tatimeve Enton Duro vetëm pak muaj pas marrjes së detyrës.
Burime nga qeveria bëjnë të ditur për SCAN se vendimi vjen pas analizës së punës të bërë për këtë drejtori. Duro u emërua në këtë detyrë në fund të muajit mars, pas lirimit të Vasilika Vjeros.
Një ditë më parë, Ministria e Financave njoftoi nisjen e analizës së performancës 6-mujore me strukturat e administratës tatimore në të gjithë vendin.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.