Vendimi/ Nesër ditë pushimi zyrtar për administratën publike! Por mund të kryejnë disa detyra nga banesa
Data 20 mars është caktuar ditë zyrtare pushimi për nëpunësit civilë dhe punonjësit tjerë në administratën publike, të nivelit qendror e vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore.
Megjithatë nëpunësit civilë dhe punonjësit e tjerë, gjatë kësaj periudhe, ngarkohen të kryejnë çdo detyrë funksionale që u ngarkohet nga eprori i drejtpërdrejtë ose titullari i institucionit, e cila mund të përmbushet në kushtet e banesës, nëpërmjet komunikimit telefonik apo të mënyrave të tjera të komunikimit elektronik.
Përjashtohen nga zbatimi i pikës 1, të këtij vendimi, punonjësit që janë personel shëndetësor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.