Vendimi për mbylljen e 43 zyrave postare – Punonjësit e postës së Kosovës në protestë
Punonjësit e postës në Kosovë kanë nisur protestën këtë të hëne para zyrave të Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës dhe të Kuvendit, pas vendimit për mbylljen e 43 zyrave postare, ku dëmtohen mbi 1000 punonjës.
Protestuesit kërkojnë anulimin e vendimit ose dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit të Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (KAKK), Valon Prestreshi, i cili me ndihmën e 2 nga gjithsejtë 5 anëtarë të KAKK, ka nxjerrë një vendim të padrejtë dhe të paligjshëm, që dëmton financiarisht mbi 1000 punëtorë dhe mbi 1000 familje, për interesa të 3-4 kompanive private
Sinidikatat sqarojnë se Preteshi ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe komuna e Prishtinës, Gjilanit dhe Mitrovicës, që të mbyllin 43 zyra postare të Postës së Kosovës, të cilat ofrojnë shërbimin e pagesave në këto institucione.
Eralda Zito/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.