Vendimi/ Qeveria jep 150 milion lekë për SPAK. Fondi do të përdoret gjatë këtij viti
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për t’i akorduar Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) buxhetin fillestar prej 150 milion lekësh.
Ky buxhet do të përdoret për përballimin e shpenzimeve lidhur me ushtrimin e aktivitetit gjatë vitit 2019.
Vendimi i qeverisë vjen në një kohë kur po përzgjidhen anëtarët e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.