Vendimi/Sot dite zie kombëtare në Shqipëri. Vendimi i Qeverisë: Homazhet për Bashkim Finon 12:00-16:00
Qeveria ka vendosur të shpallë Ditë Zie kombëtare ditën e sotme. Vendimi merret në nderim të Bashkim Finos, që ka mbajtur detyrën e Kryeministrit të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar dhe ka qenë deputet në një serë legjislaturash.
Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, flamuri ulet në gjysëm shtizë.
Ceremonia e homazheve do të zhvillohet ditën e sotme në orën 12:00 deri në 16:00 në mjediset e Pallatit të Kongreseve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.