Vendimi/Sportelet e ISSH-së kalojnë nën administrimin e ADISA-s
Sportelet e shërbimit të agjencive lokale të sigurimeve shoqërore të Tiranës, Kavajës, Fierit, Gjirokastrës, Krujës dhe Shkodrës do të kalojnë nën administrimin e Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA).
Referuar vendimi të miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, rregullat e bashkëpunimit mes dy institucioneve si dhe procedurat e qarkullimit të informacionit e dokumentacionit do të përcaktohen në marrëveshjen që do të lidhet për këtë qëllim nga ISSH dhe ADISA.
Ndërkohë, Agjencia Lokale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë dhe ADISA do të ofrojnë njëkohësisht shërbimet në fushën e sigurimeve shoqërore, deri në konsolidimin e mënyrës së ofrimit të shërbimeve nga sportelet e Zyrës Rajonale Tiranë (ADISA). Vendimi pritet të hyjë në fuqi pas botimit në ‘Fletoren Zyrtare.’
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.