Vendorët në “lupë” – Prezantohet platforma informuese për 61 bashkitë
Reforma e re administrativo-territoriale i ka gjetur të papërgatitur shtetasit shqiptarë, pasi shkrirja e ish komunave në 61 bashki është shoqëruar me mungesë informacioni për marrjen e shërbimeve.
Tashmë portavendore.al, një iniciativë e ndërmarrë nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, është një dritare ky çdo qytetar mund të marrë informacion të detajuar lidhur me shërbimet që ofrojnë bashkitë si dhe punën e tyre.
Platforma multifunksionale portavendore.al është vënë në jetë përmes mbështetjes së LëvizAlbania, nga fondet e qeverisë zvicerane.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.