Veprimi ekstrem i kryebashkiakut- Pret kabllot e internetit dhe televizorit!
Nicolae Robu, kryebashkiaku i Timishoarës, në Rumani, mori masa për një mosmarrëveshje me ofruesit e telekomunikacionit. Ai preu kabllot në qendër të qytetit pasi operatorët supozohet se injoruan kërkesat për t’i zhvendosur ato nëntokë.
“Ligji lokal detyron ofruesit e internetit, të televizionit dhe të telefonit për t’i zhvendosur kabllot e tyre elektike, tashmë nëntokë”, tha Robu për Euronews. “Operatorët e telekomunikacioneve, gjatë viteve të fundit, kanë injoruar kërkesat e përsëritura të sallës së bashkisë për të lëvizur kabllot nëntokësore.’’- ka deklaruar ai.
Tetë operatorë kabllorë u ndikuan nga ndërhyrja e Robu-së. Menjëherë pas këtij veprimi, kompanitë e telekomunikacioneve arritën në vendin e ngjarjes, në përpjekje për të hequr kabllot vetë dhe për të parandaluar dëmtime të mëtejshme. Kompanitë e internetit u ankuan se në të kaluarën administrata lokale, nuk ka ofruar infrastrukturën e përshtatshme për të lëvizur kabllot e tyre nëntokësore. Banorët, nga pothuajse gjithë zona qendrore e qytetit, u lanë pa shërbime interneti dhe televizive, nga ky veprim i kryebashkiakut.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.