Verizon rishikon marrëveshjen e saj me Yahoo për 4.48 $ mld
Verizon Communications, numri një për telekomunikacionin në SHBA , ra dakord të blejë biznesin bazë të internetit të Yahoo për 4.48 miliardë $ duke reflektuar për një shkurtim çmimi në 350 milionë $ nga çmimi fillestar.
CNBC njoftoi se rishikimi i ofertës mund ta shkurtojë çmimin deri në 300 milionë $. Edhe pse Verizon ra dakord të blejë Yahoo-në për 4.8 miliardë $, që atëherë Yahoo ka bërë të ditur dy shkelje të sigurisë kështu që Verizon mund të përdorë këto dëmtime për të ulur çmimin e blerjes së Yahoo-së.
Marrëveshja, e cila pritet të mbyllet në tremujorin e dytë do të kombinojë kërkimin e Yahoo-së, asetet e emailit dhe messengerit si dhe reklamimin e mjeteve të teknologjisë me njësinë e saj AOL.
Sipas kushteve të ndryshuara, Yahoo dhe Verizon do të ndajnë detyrimet monetare të lidhura me disa hetime qeveritare e gjyqësore të palës së tretë që lidhen me shkeljet.
Yahoo do të vazhdojë të jetë përgjegjëse për detyrimet e padive të aksionerëve dhe hetimeve nga komisioni i investigimeve.
Viola Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.