Verizon zgjeron ofertën – 30 milionë familje me broadband 5G
Verizon po planifikon të targetojë një audiencë më të gjerë për internetin 5G, pas miratimit të standardeve globale për teknologjinë, tha zëdhënësi i drejtorisë së financave, Matthew Ellis.
Transportuesi më i mirë i telefonisë celulare amerikane ka nisur 5G broadband në katër qytete që ofrojnë lidhje me shpejtësi të lartë pa pasur nevojë për lidhje kabllore, duke përdorur standardet e vendosura në bashkëpunim me një grup aleatësh të operatorëve dhe ofruesve.
“Ne jemi shumë të lumtur me rezultatet që kemi” – tha Ellis në një konferencë në Barcelonë. Verizon do të lancojë 5G e aktivizuar në gjysmën e parë të 2019 dhe do të zgjerojë ofertën e saj të broadband 5G bazuar në standard global. “Ne e shohim këtë teknologji të arrijë në 30 milionë familje në vitet e ardhshme” – tha Ellis.
Ai shtoi se 5G do të fillojë të ketë një ndikim në financat e Verizon në vitin 2020.
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.