Vetbesimi në punë- Si ndikon tek gjykimi mbi performances suaj
Ndodh shpesh: ndërsa ju bëni një punë shumë të mirë, të tjerët duket se përparojnë shumë më shpejt në karrierën e tyre. Çfarë po ndodh?
Përgjigja në shumë raste është që kontributet tuaja nuk po shihen dhe njihen. Një arsye e rëndësishme pse ndodh kjo është se njerëzit nuk vlerësojnë thjesht rezultatet, por ndikohen dhe nga projektimi i idesë së rezultateve që mund të jepni.
Por, a nuk flet vetë një punë e mirë? Jo gjithmonë, madje as kur bëhet fjalë për shifra. Shpesh është e vështirë të gjykosh në mënyrë racionale performancën reale të dikujt. Për shkak të kësaj, njerëzit kanë tendencë të vlerësojnë potencialin e punës suaj bazuar në faktorë të tjerë, çka do të thotë se promovimi i asaj që bëni luan një rol kyç.
Por pse njerëzit influencohen nga ideja që kanë për performancën dhe jo performancën reale? Në dekadat e fundit, studime të ndryshme kanë shqyrtuar efektet e projektimit të besimit kundrejt modestisë, duke mbledhur konkluzione mjaft kontradiktore.
Krijimi i një besimi të rremë kur nuk e dini saktësisht se do dilni mirë nuk është veprimi më i zgjuar i mundshëm, por as duke qenë tepër modest nuk sjell shumë kontribute. Modestia konsiderohet si mbrojtje ndaj dështimit të mundshëm. Nëse eksperti nuk i beson aftësive të veta, si mundet dikush tjetër? Sipas këtyre studimeve njerëzit janë të prirur të besojnë atë që ju thuhet dhe më pas subkoshienca e tyre filtron informacionin duke përzgjedhur vetëm atë që përshtatet me idenë fillestare.
Burimi: Harvard Business Review
J.V/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.