Vetëvendosje bën hapin institucional, dërgon në Presidencë emrin e kryeministrit! Por ende ska marrëveshje
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar liderin e saj Albin Kurti si kryeministër të ardhshëm të Kosovës. Propozimi i është dërguar zyrtarisht përmes një letre presidentit Hashim Thaçi.
Vetë Kurti në një deklarim publik ka sqaruar se nuk ka ende një marrëveshje përfundimtare me Lidhjen Demokratike të Kosovës për koalicionin qeverisës. Afati kushtetues pas mandatimit parashikon një afat 15 ditor për formimin e qeverisë së re.
Vetëvendosje dhe LDK janë prej muajsh në proces negociatash për formimin e koalicionit qeverisës por ende nuk kanë arritur në një marërveshje.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.