Vetkarantinohet Albin Kurti – Shkak kontakti me një person të konfirmuar me Covid-19
Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se është vetizoluar pasi një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.
“Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë derisa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE. Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin” ka shkruar Kurti.
Ai gjithashtu ka njoftuar se do të vazhdojë detyrën në kushtet e reja të vendosura duke marrë të njëjtat vendime dhe përgjegjësi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.